Në shkallën e Tujanit, kufizim qarkullimi ditën e enjte për shkak të punimeve

Në shkallën e Tujanit, kufizim qarkullimi ditën e enjte për shkak të punimeve

14:04, 12/06/2024
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në vazhdimtë punës për rivitalizimin e skarpatave në shkallën e Tujanit, gërmim, copëtim, ngarkim dhe transportim të gurëve dhe mbetjeve të copëtuara në zonën nr. 8 nga prog. Km 4 +985 – Km 5 +203, më datë 13 qershor 2024 nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet në të dy senset e lëvizjes dhe nga ora 13:00 deri në orën 15:00 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve, në një korsi sigurie me sinjalizues, semaforë dhe punonjës të Policisë Rrugore.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco