VIDEO/ Shkrumbohet makina në Korçë, shoferi shpëton mrekullisht

09:49, 11/06/2024
A+ Aa A-

Një automjet shpërtheu në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë.

Ngjarja ndodhi në unazën e qytetit, për shkaqe momentalisht të qarta.

Mësohet se në momentin që dalloi flakët, shoferi i makinës doli menjëherë prej saj, duke shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve që bënë të mundur shuarjen e flakëve, shkoi edhe policia. Kjo e fundit nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco