Dërgonin shqiptarë në Angli me dokumente false/ GJKKO lë në burg 24 persona, ndryshon masat për 2 persona

Dërgonin shqiptarë në Angli me dokumente false/ GJKKO lë në burg 24 persona, ndryshon masat për 2 persona

18:48, 09/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për 32 personat e grupit kriminal që krijonte dokumente false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-së.

Burimet për media bëjnë me dije se masa ka ndryshuar vetëm për 2 prej tyre, Arnold Shakut, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për shkak të gjendjes shëndetësore, po ashtu dhe për Besnik Lumajn ndryshoi masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Të 37 masat e sigurisë u firmosur nga GJKKO, me kërkesë të SPAK, që e mori dosjen në dorëzim nga prokuroria e Tiranës për moskompetencë, edhe pse hetimet kishin nisur që në vitin 2020. Për të zbardhur aktivitetin e grupit, dhe personat e përfshirë në të, Report Tv ka mësuar se SPAK ka infiltruar një agjent në mesin e tyre, i cili u ka kërkuar trafikantëve që të kalonte drejt Britanisë së Madhe.

Organizator kryesor, i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim Sula. Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false.

Për sa i përket Xhelal Krasniqit sipas hetimeve rezulton se është personi që në Kosovë kishte ngritur laboratorin për falsifikimn e dokumenteve.

Ndërkohë një laborator i ngjashëm por më i vogël ishte në Tiranë, ku sipas hetimeve pas tij qëndron Ylli Brahimaj, një tjetër i arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ka qenë agjenti që ka treguar të gjithë rrugën nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas drejt Britanisë. Ka pasur komunikime lidhur me mënyrën e transportit nga shoferë dhe të punësuar të tjerë në dy agjenci turistike.

Pagesat shkonin nga 3 mijë deri në 20 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinim në destinacionet finale. Mësohet se janë mbi 40 persona që janë ndihmuar qe të kalojnë në vende si Britania e Madhe, Kanadaja apo edhe ShBA.

Kryesisht falsifikoheshin dokumente Italiane, Rumune apo edhe Bullgare e Sllovene. Në këtë grup është e dyshuar edhe një avokate e cila udhëzonte shtetasit shqiptarë si ata të aplikonin për vizë kanadeze, ajo është nën masën arrest shtëpiak. Gjithashtu i përfshirë është edhe një polic i komisariatit nr. 5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco