Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, kush e ka rradhën?

SYRI TV/ ‘Arrest në burg’ për David Lartin e Daniel Qosen, ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës

17:36, 09/06/2024
A+ Aa A-

Dy të akuzuarit si bashkëpunëtorë të Gerald Shehut, që vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin do të qëndrojnë në burg. Është ky vendimi që Gjykata e Vlorës ka dhënë për David Lartin dhe Daniel Qosen që ndihmuan Shehun për të fshehur dhe transportuar trupin e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi pasi e vrau me armë zjarri. Gjykata nuk ka marrë parasysh pendesën që dy të akuzuarit kanë shprehur duke i lënë në burg. Ata janë shprehur se kanë bashkëpunuar pasi janë ndjerë të frikësuar dhe kërcënuar.  

SYRI TV

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën ‘Arrest në burg’ për David Lartin dhe Daniel Qosen. Larti dhe Qose akuzohen si bashkëpunëtorë të Gerald Shehut. Gerald Shehu vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit në pronësi të tij, Eraldo Nevruzin, 31 vjeç. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik ndodhi mëngjesin e 6 qershorit në Hotel Grece në Dhërmi. Gerald Shehu pasi e vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin në dhomën ku ai qëndronte në hotel, me ndihmën e David Lartit dhe Daniel Qoses trupin e 31 vjeçarit e ka dërguar në fshatin Iljaz pranë një guroreje ku dhe u gjet nga policia. 

Para gjykatës David Larti dhe Daniel Qose kanë shfaqur shenja pendese. Ata kanë thënë se janë të penduar dhe se kanë bashkëpunuar me Gerald Shehun pasi ai i ka kërcënuar. Ata thanë se nga frika prej kërcënimeve janë detyruar t’a ndihmojnë. Pavarësisht deklarimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ‘Arrest në burg’.

Policia ende nuk ka një pistë të saktë për ngjarjen e rëndë. Megjithatë dyshimet janë se autori dhe viktima njiheshin që në Britaninë e Madhe dhe se konflikti mund të ketë lindur për pazare droge ose për ndonjë debat të çastit. 

43-vjeçari Gerald Shehu është arrestuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja nga policia greke në Korfuz. Ai po tentonte që të largohej në Britaninë e Madhe. Pas arrestimit, policia shqiptare po kryen procedurat standarde për ekstradimin e Shehut dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco