Arrestimi i dy spiunëve në Kosovë/ Saiti: Shabani nuk ishte i besueshëm, vite më parë u shkarkua edhe nga dogana

12:14, 08/06/2024
A+ Aa A-

Autoritetet kryen disa kontrolle në Ferizaj mëngjesin e së mërkurës dhe në fund të operacionit arrestuan dy persona me nënshtetësi kosovare.

Të arrestuarit ishin shtetasit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe, teksa ende nuk dihet me qartësi roli i tyre apo informacionet që kanë kaluar.

I ftuar në edicionin e mesditës gazetari i SYRI TV, Gazment Saiti, u shpreh se vit më parë Shabani ka qenë edhe punonjës i doganës së Kosovës dhe shkarkimi i tij  nga detyra ka ardhur si pasojë sepse ai dilte në media dhe deklaronte informacione që nuk ishin të drejta për ti thënë.

Pjesë nga biseda:

“Janë dy persona të identifikuar tashmë si Bedri Shabani dhe Mumarrem Qerimi, ku Shabani është dëgjuar më një komunikimin që ka bërë me një punonjës ku telefonatat e tij janë të transkriptuara tashmë edhe në gjuhën shqipe dhe ky për fat të keq është dhe babai i një gazetari të Kosovës.

Ky person ësthë dëgjuar teksa fliste më një person tjetër anëtar i BIA-s dhe i thoshte për pjesën e Veriut, pra ku diskutonin për destabilizim ku dhe më herët kanë tentuar të krijojnë konflikte që të kishte probleme ndër-etnike.

Ky person, gjatë gjithë kohës është munduar të krijojë indicie edhe nga qytetarët e Kosovës edhe nga ato serbe duke i nxitur që të krijojnë një konflikt dhe të destabilizohet e gjithë Kosova.

Njëkohësit edhe Muharrem Qerimi, personi tjetër i arrestuar ka dokumentacione dhe informacione nga Agjensia Kombëtare e Inteligjencës së Kosovës që ky person është i përfshirë më thellë në mesazhe të drejtuara nga Kosova në Serbi për çështje destabiliteti.

Ndër të tjera, dua të dalem pak tek pjesa që Shabani ka qenë edhe punonjës i doganës së Kosovës dhe shkarkimi i tij atëherë nga detyra ka ardhur si pasojë sepse ai dilte në media dhe deklaronte informacione që nuk ishin të drejta për ti thënë.

Koha kur ka punuar ky individ në doganën e Kosovës ishte kur mallrat serb dominonin fuqishëm në marketet e Kosovës”.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco