Italiani vret një shqiptar, nxirret me kordon karabinerësh për ta mbrojtur nga linçimi

Italiani vret një shqiptar, nxirret me kordon karabinerësh për ta mbrojtur nga linçimi

09:50, 08/06/2024
A+ Aa A-

Shtypi italian njofton se një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në provincën Bibbiano.

"Vrasja ndodhi pak para orës 23:00 të së premtes pranë një ndërtese apartamentesh në qendër të Bibbianos, në provincën e Reggio Emilia.

Ndoshta pas një debati, një italian e ka goditur me thikë për vdekje një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shkuar në godinën, ku banon vrasësi i dyshuar, për të vizituar mbesën e tij.

Policia e cila ka ndërhyrë menjëherë ka identifikuar vrasësin e dyshuar, 41-vjeçarin me banim në Bibbiano, i arrestuar brenda banesës së tij.

Jo pa vështirësi dhe pas momenteve të tensionit të madh, ai u mor mes një kordoni karabinierësh për ta mbrojtur nga rreth tridhjetë persona që po përpiqeshin ta sulmonin.

Vrasësi i dyshuar, në përfundim të formaliteteve dhe pasi u dëgjua nga zv.prokurori në detyrë i Prokurorisë së Reggio Emilia-s, u arrestua me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje dhe u mbyll në burgun Reggio Emilia.

Është sekuestruar një thikë kuzhine që besohet se është përdorur për goditjet që më pas i kanë shkaktuar vdekjen 61-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco