Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari në Krujë

Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari në Krujë

20:55, 06/06/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Qafë Shtamb​, në Krujë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, teksa kulloste bagëtitë.

Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale R.A. dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të viktimës. 

Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco