Gjendet e braktisur në Sarandë makina me targa angleze e Gerald Shehut, dy pistat ku po hetohet

Gjendet e braktisur në Sarandë makina me targa angleze e Gerald Shehut, dy pistat ku po hetohet

19:16, 06/06/2024
A+ Aa A-

Gerald Shehu u largua nga Dhërmiu në drejtim të Sarandës, pasi dyshohet se ekzekutoi rreth orës 00:30 pas mesnate shokun e tij, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, në hotel “Greccia” ku ishte punësuar si recepsionist.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej dhomave të hotelit, ku Shehu e ka dhunuar Nevruzin dhe më pas e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Dyshimet se Shehu e ka vrarë Nevruzin janë për shkak të dy krismave të armës që kanë dëgjuar dëshmitarët pas mesnate si dhe disa njolla gjaku të gjendura në hotel.

Më pas, dyshohet se Shehu e ka marrë trupin e Nevruzit në makinë dhe mund ta ketë hedhur në zonë, përgjatë rrugës që të çon në Sarandë.

Në qytetin e Sarandës, Shehu, i cili është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi, ka lënë makinën e tij me targa angleze dhe është larguar në drejtim të Korfuzit.

Në ishullin grek, është bërë i mundur ndalimi i tij në aeroport, mendohet gjatë tentativës për t’u larguar në Britaninë e Madhe, ku ai ka jetuar edhe me 31-vjeçarin Nevruzi si dhe dispononte dokumente të rregullta qëndrimi.

Policia po heton dy pista për vrasjen e mundshme të Eraldo Nevruzit, ajo e një konflikti të çastit, por edhe prishja e pazareve, pasi të dy njiheshin dhe kishin jetuar së bashku për një kohë në Britani, e së fundmi planifikonin të hapnin një biznes së bashku.

Në vitin 2022, Gerald Shehu rezulton se është proceduar nga policia për ndërtim të paligjshëm buzë detit në Dhërmi.

Ndërsa Eraldo Nevruzi raportohet se ishte një person i dhunshëm dhe përdorues droge. Në dhjetor të vitit të kaluar, ai ishte denoncuar nga i ati në policinë e Tiranës për dhunë në familje. Babai i Eraldo Nevruzit kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje, raporton Gentjan Këllçiu për SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco