SYRI TV/ Jepet masa për bandën e policëve të Rinasit: Arrest me burg në mungesë për Briken Terziun

18:09, 06/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 9 masat e sigurisë për 8 punonjës të komisariatit të Rinasit dhe Eneo Sulejmanit. Këtë të enjte gjykata e Tiranës vlerësoi kushtet e caktimit të masave ku për inspektorin Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është caktuar arrest në burg në mungesë për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhikën, Ermal Mesin, Aris Drinin, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj dhe Argil Hasa.

Eneo Sulejmani kërkoi  në gjykatë një masë më të butë sigurie teksa ka qenë arrestuar më herët me 1 kg kokainë dhe ndodhej në burg, nga celulari i të cilit u zbulua aktiviteti kriminal me udhëtarët nga aeroporti i Rinasit. Ndërkohë një nga afektivët me masë detyrim paraqitje, pretendoi se shumica e rasteve dhe veprimeve të tyre kanë qenë administrative dhe jo shkelje penale. Këta shtetas në bashkëpunim e njëri-tjetrin mundësonin kalimin e personave që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit. Pronari i agjencisë “Bus Albania”, Enea Sulejmani kishte kontakte me ndihmës specialistin/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, Briken Tereziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco