Polici i dehur shkakton aksident në Vlorë, plagoset një grua

Polici i dehur shkakton aksident në Vlorë, plagoset një grua

09:34, 06/06/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, një makinë që drejtohej nga punonjës  policie me inicialet A. C.,  ka përplasur një ‘Audi’ që drejtohej nga një grua.

Pas aksidentit, nga hetimet ka rezultuar se polici ishte i dehur.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin ‘Ismail Qemali’, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip ‘Audi’ me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe OPGJ të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco