Zjarr në Veliqot të Tepelenës, digjet kasollja, rrezikohet banesa

Zjarr në Veliqot të Tepelenës, digjet kasollja, rrezikohet banesa

09:12, 06/06/2024
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka përfshirë një kasolle në fshatin Veliqot të bashkisë së Tepelenës para pak minutash, duke shkrumbuar kasollen ku mbahej ushqimi për të imtat dhe ka rrezikuar banesën e shtetasit me iniciale B.V., banor i këtij fshati.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po luftojnë me flakët për të shmangur përfshirjen nga zjarri të banesës aty pranë. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco