KAFE SHQETO/ Aksidentet rrugore, Hasho: Asnjë institucion shtetëror nuk ka kryer qoftë një mbledhje për këtë problematikë

10:57, 04/06/2024
A+ Aa A-

Fatmir Hasho inxhinier, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi numrin e shtuar të aksidenteve rrugore, ku u shpreh se prej vitesh tashmë, asnjë institucion shtetëror nuk ka kryer qofte një mbledhje për këtë problematikë.

Hasho shtoi gjithashtu se Policia ka për detyrë parandalimin, jo edukimin e drejtuesve të mjeteve.

Pse nuk e fillojmë nga çfarë ka bërë shteti gjithë këtë periudhë për aksidentet rrugore?

Më thoni një mbledhje të një institucioni me përjashtim të Policisë Rrugore, që të jetë mbledhur dhe të ketë diskutuar problemet e aksidenteve rrugore që nga viti 2020 e këtej, pas pandemisë, po e lëmë pjesën më përpara. Asnjëherë!

Policia ka për detyrë parandalimin, jo edukimin e drejtuesve të mjeteve.

Por ndërkohë, nëse nuk do hiqet i ashtuquajturi 'vendim për mos heqjen e lejeve të drejtimit',  por konvertimin  e saj me dyfishin e gjobës do vazhdojmë të kemi numra të rritur të aksidenteve rrugore.

Po vjen sezoni veror dhe do kemi numër të rritur, u bë mbi një vit që unë po flas për këtë punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco