Siguria në rrugë/ Baka: Drejtuesit e mjeteve të papërgjegjshëm, moszbatimi i rregullave burim aksidentesh

09:40, 04/06/2024
A+ Aa A-

Në Shqipëri ndodhin aksidente dy herë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian!

Tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë është shkaku kryesor i aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit. 

Specialist i trafikut urba, Gerhard Baka i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se drejtuesit e mjetit duhet të jenë më të përgjegjshëm edhe nëse e kanë komoditetin ta pagujnë gjobën e tejkalimit të shpejtësisë, pasi siguria rrugore është mjaft e rëndësishme.

Deklarata e tij:

‘Në këndvështrimin tim është ajo vetësiguria që ne krijojmë pas disa vitesh eksperiencë në përdorimin e mjetit dhe rrugës dhe themi që kemi arritur atë pjekurinë, të aftë të menaxhojmë çdo situatë në rrugë.

Ndryshimet e Kodit Rrugor që i lejon drejtuesit të mjetit të paguajnë dy-fishin e vlerës maksimale për të mos u pezulluar, ka qenë zoti Hasho që më ka shprehur këtë lloji shqetësimi, duke më thënë se kjo nuk është e mirë sepse e gjitha kjo ka të bëjë me mundësitë ekonomike që ka secili individ.

Ka drejtues që nuk e kanë problem po t’u vendosësh atë gjobën 20 mijë lekeshe për tejkalim shpejtësie duke e bërë që ai të tejkalojë komoditetin dhe arrogancën e tij.

Një dejtues mjeti që është i papërgjegjshëm nuk mendon vetëm për këtë pjesën, pra që ti ke mundësi ta paguash atë gjobën për masën për të cilën ti je ndëshkuar por duhet të jesh i ndërgjegjshëm për sigurinë rrugore dhe kjo është problem’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco