Skema/ Zbardhen bisedat mes policit dhe pronarit të agjencisë turistike

Skema/ Zbardhen bisedat mes policit dhe pronarit të agjencisë turistike

09:39, 04/06/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbardhur bisedat mes punonjësve të policisë dhe pronarit të agjencisë turistike Eneo Sulejmanaj në lidhje me skemën e kalimit të kufirit të personave të deportuar dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE.

Kështu në dosjen prej 87 faqesh, në një prej tyre nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 6 shtator 2023, nga ora 04:53 AM-11:16 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë, Briken Tereziu:

Eneo: O vlla spasa shume me vete ai po tdergoj I djal sot une tsjelli kto dhe nai 2 300.

Briken: Ok ngjohmi.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Elvis Prifti. Mgjes vlla. Ky do I leri aty eshte tani ne 12 per itali

Briken: Ok te nr 8.

Eneo: Ok vlla.

Briken: O vlla ca ben si je?

Eneo: Mire si je ti?

Briken: A mu lodhe?

Eneo: Shtyme.

Briken: Nga je vlla ta kisha dergu I djal.

Eneo: Ne lagje jam.

Briken: Mire ja te them tani vlla.

Eneo: Ok.

Në orën 09:35 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Ernest Doga. Deportohet nga Viena sot

Briken: Ok.

Eneo: E ndihmojm do ti lej aty.

Briken: Ok ja te flas.

Eneo: Ok vlla me thuj. Vjen tani per nja 1 or e gjys.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Elvis Prifti është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 06.09.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se më datë 07.09.2023 shtetasi Ernest Doga është përpunuar në hyrje të RSH nga oficeri/kontrollori Xhediku A si deportiv nga Austria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco