Arrestime në Rinas dhe hetime ndaj 16 policëve, paguheshin për kalimin në BE të personave që s'u lejohej

Arrestime në Rinas dhe hetime ndaj 16 policëve, paguheshin për kalimin në BE të personave që s'u lejohej

08:39, 04/06/2024
A+ Aa A-

AMP njoftoi se një hetim intensiv për korrupsion dhe shpërdorim detyre në Komisariatin e Policisë të Rinasit çoi në ekzekutimin e vendimit të gjykatës për 8 punonjës policie dhe 1 shtetas, kurse 8 punonjës të tjerë policie hetohen në gjendje të lirë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, pas një hetimi të gjatë të iniciuar nga kjo Agjenci, njoftoi se ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj 8 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre", ndërsa 8 punonjës të tjerë policie, të dyshuar si të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal, hetohen në gjendje të lirë.

Personi civil, i vetmi i përfshirë, quhet Enea Sulejmani dhe në fakt ndodhet në burg prej një muaji, pasi u kap duke trafikuar drogë. Ai ishte pronari i agjencisë turistike "Bus Albania" që kishte korruptuar inspektorët e Policisë së Rinasit dhe nëpërmjet ryshfetit që u jepte, ata lejonin kalimin jashtë vendit nëpërmjet aeroportit të personave që s'u lejohej dalja nga vendi ose ishin fëmijë pa prokurë nga njeri prind.

Konkretisht me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”:

1. Inspektor Briken Terziu, 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”;

2. Enea Sulejmani, 29 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”:

3. Inspektor Sokol Xhika, 32 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

4. Inspektor Ermal Mesi, 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

5. Inspektor Aris Drini, 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Me masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”:

6. Inspektor Ylli Prençi, 27 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

7. Inspektor Rei Shenjtolli, 26 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

8. Inspektor Enkis Aliaj, 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

9. Inspektor Argil Hasa, 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e shtetave të sipërcituar në veprimtari kriminale.

Konkretisht, për periudhën mars 2023- mars 2024, shtetasi E.S., pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit, mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.

Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale "Korrupsion aktiv dhe pasiv" ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco