EMRI/ Dhunonte gruan, arrestohet 45-vjeçari në Kamëz

EMRI/ Dhunonte gruan, arrestohet 45-vjeçari në Kamëz

13:24, 16/05/2024
A+ Aa A-

45-vjeçari Roland Demaj është arrestuar në Kamëz nga efektivët Komisariatit numër 3 në kryeqytet, pasi akuzohet se në mëyrë të përsëritur ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ka dëshmuar përpara hetuesve dhunën me të cilën është përpallur nga bashkëshorti i saj.

Teksa ka rënë në prangat e policisë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Kamëz

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco