VIDEO/ Makina me shpejtësi përplas dy persona në Kënetë, Durrës

18:39, 03/05/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit të Durrësit. Një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi, ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biciklist, një këmbësor dhe është përplasur një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas edhe me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco