I grabiti varësen në qafë një të moshuareje, vihet në pranga 39-vjeçari

I grabiti varësen në qafë një të moshuareje, vihet në pranga 39-vjeçari

15:31, 03/05/2024
A+ Aa A-

Korçë/I grabiti me forcë në rrugë varësen që një shtetase mbante në qafë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në mbrëmje, në lagjen nr. 12, Korçë, ku një 68-vjeçareje, i morën me forcë nga qafa, një varëse platini, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 39 vjeç, banues në Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco