Zbulohen detaje nga operacioni 'Tempulli 3' në Tiranë, droga dërgohej me taksi te porositësi, skema që përdorej

Zbulohen detaje nga operacioni 'Tempulli 3' në Tiranë, droga dërgohej me taksi te porositësi, skema që përdorej

10:41, 03/05/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës.

Sipas burimeve, mësohet se ky grup kriminal për të kryer veprimtarinë për shpërndarjen e lëndës narkotike, përdornin një numër celulari që shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center, i cili shërbente në një dhomë në Laprakë.

Kjo dhomë funksiononte 24 orë me të paktën 3 persona që shërbenin si operatorë. Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe drogë.

Kokat e grupit dyshohet se janë të arrestuarit në muajin shkurt Fatjon Çiçi dhe Ervis Gorellari, Enea Sulejmani, Shkëlqim Osteni dhe Igli Begaj.

Në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit të së enjtes janë të paktën 3 taksistë. Ndërkohë, përveç porosive që bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal.

Për të ruajtur drogën, ky grup përdorte kryesisht banesa të marra me qira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco