Masakra mes shqiptarëve në Frosinone, flasin pronarët e lokalit: Hidhërimi për çfarë ndodhi ...

Masakra mes shqiptarëve në Frosinone, flasin pronarët e lokalit: Hidhërimi për çfarë ndodhi ...

19:28, 11/03/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Zyrtarizohet arrestimi me burg për shqiptarin 23-vjeçar Mikea Zaka, autor i krimit në Frosinone ku mbeti viktimë 27-vjeçari Kasem Kasmi e të plagosur 3 shqiptarë të tjerë.

Dhe pse e ka pranuar autorësinë e krimit natën e ngjarjes, sot ai në shoqërinë e avokatit të tij nuk ka pranuar te flas përballë gjykatëses së çështjes.

Ditën e nesërme mjeku ligjor do të kryej autopsinë e trupit të shqiptarit Kasem Kasmi 27 vjeç.

Reagojnë pronarët e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Solidaritet e drejtësi.

Valter një nga tre vëllezërit italianë, pronarë të lokalit Shake në Frosinone, vendi i përplasjes me armë mes dy grupeve të shqiptarëve e ku humbi jetën 27 vjeçari, Kasem Kasmi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi çfarë ka ndodhur.

Në emër të familjes ai ka falënderuar banorët e qytezës për solidaritetin e ndihmën në një moment të tillë të vështirë. ku emri i mirë i këtij lokali nga më historikët e territorit është përfshirë në një ngjarje kaq të rëndë.

‘Ndjejmë nevojën të falënderojmë të gjithë njerëzit që shprehën simpatinë e tyre për atë që ndodhi në restorantin tonë’, shkruan ai. Gjithashtu falënderojmë policinë për ndërhyrjen e menjëhershme e të shpejtë dhe profesionalizmin me të cilin e trajtuan situatën.

Historia gjithashtu më goditi shumë si baba e qytetar, sepse ajo që ndodhi ishte e papritur dhe e paparashikueshme dhe mund të kishte përfshirë njerëz të pafajshëm si fëmijët apo nipërit e mi që zakonisht vijnë në ‘Shake’ të shtunave në atë kohë.

Restoranti ynë, në fakt, frekuentohet nga njerëz të të gjitha moshave, pikërisht sepse nuk është përfshirë asnjëherë në incidente që mund të rrezikojnë klientët tanë. Pas 23 aktivitet të kryer me sakrifica, ndjenja e dekurajimit dhe e hidhërimit për atë që ndodhi është vërtet e madhe. Nga ana ime dëshirojë të bëj një ftesë për një bashkëpunim më të madh me policinë sepse vetëm me bashkëpunimin e gjithë popullatës mund të mbysim ngjarje të këtij lloji’.

Banorët në komentet e tyre kanë shprehur keqardhjen por dhe kërkojnë dënimin e më shumë garanci nga autoritetet për rendin e sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco