VIDEO/ EMRI/ Zbulohet edhe një tjetër bazë armatimesh, arrestohet pronari

VIDEO/ EMRI/ Zbulohet edhe një tjetër bazë armatimesh, arrestohet pronari

10:32, 11/03/2024
A+ Aa A-

Dy ditë pas zbulimit të një baze armësh në Shkallnur të Durrësit, një tjetër arsenal armësh është zbuluar në këtë qytet konkretisht në fshatin Sukth.

Në kuadër të operacionitr ‘Hills 2’ policia zbuloi një bazë ku mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera të kundraligjshme që dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Nga kontrollet në banesën e Adem Salillari, i cili u arrestua nga policia, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

Pronari i banesës i kishte fshehur armët në vende të ndryshme nëpër shtëpi, ku vihet re se kallashnikovin e kishte vendosur në një sënduk të vjetër e municionet në një makinë qepëse.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në kuadër të operacioneve policore të njëpasnjëshme, me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e përdorimit të tyre nga kontigjenti kriminal, për ngjarje të rënda, specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, të mbështetur te informacionet e inteligjencës policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hills 2”.

Si rezultat i operacioni, në Sukth, u zbulua një bazë, ku mbaheshin armë zjarri, sasi e madhe fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës që dyshohet se shërbente si bazë, shtetasi A. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco