Një automjet i parkuar është djegur mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” rreth orës 21:15. Makina është në pronësi të një 38 vjeçari.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve proceduriale.
© SYRI.net