Shpërthimi në Lushnje/ Deputeti i PS dhe 41-vjeçari në gjendje të stabilizuar

Shpërthimi në Lushnje/ Deputeti i PS dhe 41-vjeçari në gjendje të stabilizuar

11:17, 02/03/2024
A+ Aa A-

Kanë përfunduar me sukses ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë për deputetin e PS, Bujar Çela dhe 41-vjeçarin Sokol Lumi, të cilët u plagosën gjatë shpërthimit në Lushnjë.

Deputeti i PS-së, Bujar Çela dhe punëtori Sokol Lumi po marrin trajtim në Spitalin e Traumës. 

Gjendja e tyre është stabël dhe sipas bluzave të bardha, pasojat e shkaktuara janë të rikuperueshme. Ata nuk kanë probleme me gjymtyrët, dëmet janë djegie nëpër pjesë të ndryshme të trupit, por pa pasoja të rënda. 

Më herët një tjetër i plagosur doli nga spitali në Lushnjë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte më e mirë.

Nga shpërthimi mbetën viktima Roland Hoxha dhe djali i tij 24-vjeçar, Elidoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco