Tiranë/ 29-vjeçari vihet në pranga! Kontrabandonte veshje dhe i stamponte logo false

Tiranë/ 29-vjeçari vihet në pranga! Kontrabandonte veshje dhe i stamponte logo false

11:16, 02/03/2024
A+ Aa A-

Goditet një rast kontrabande nga policia.

Një 29-vjeçar vihet në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Brands”.

I riu D.A., në bashkëpunim me babain e tij kontrabandonte veshje të ndryshme nga Turqia dhe i stamponte me logo false të markave të njohura. Më pas ai i shiste në treg me çmim shumë të lartë.

29-vjeçari e ushtronte aktivitetin në banesën e tij, ku bënte magazinimin dhe më pas shitjen në dy subjekte në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco