Pogradec/ Zbardhet dinamika e krimit, arrestohet edhe 27-vjeçari i plagosur

Pogradec/ Zbardhet dinamika e krimit, arrestohet edhe 27-vjeçari i plagosur

10:57, 02/03/2024
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit ka zbardhuar dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen e djeshme, ku gjatë një konflikti mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Deis Meko dhe Kristo Lotis u arrestuan ditën e sotme pasi plagosën me armë zjarri 27-vjeçarin Alted Jolldashi

Policia vuri në pranga edhe 27-vjeçarin që mbeti i plagosur nga përplasja me armë, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Dyshohet se Jolldashi ka qëlluar me pistoletën me mulli.

Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa dje ky i fundit ka shkuar për t'u sqaruar, por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën me mulli dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre. Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur, ndërsa Jolldashi po merr mjekim në Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco