Shpërthimi te biznesi i deputetit të PS/ Banorët përloten: Dëme të shumta, mund të ishin vrarë njerëz

Shpërthimi te biznesi i deputetit të PS/ Banorët përloten: Dëme të shumta, mund të ishin vrarë njerëz

10:31, 02/03/2024
A+ Aa A-

Banorët e shtëpisë ngjitur me zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me incidentin që la dy të vdekur dhe 7 të plagosur. Shpërthimi ndodhi te biznesi i deputetit socialist, Bujar Çela/

Me lot në sy, i zoti i një shtëpie ka treguar se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.

Burri: Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert.

Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…

Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet…

Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco