U qëllua me armë zjarri nga dy persona, i plagosuri në Pogradec transportohet drejt Spitalit të Traumës

U qëllua me armë zjarri nga dy persona, i plagosuri në Pogradec transportohet drejt Spitalit të Traumës

10:27, 02/03/2024
A+ Aa A-

I plagosuri Alten Jolldashi është dërguar drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas mjekëve të spitalit të Pogradecit ai ka marrë 3 plagë ,një plagë mbi gju,një në dorë dhe tjetra në pjesën e kraharorit(por pa kapur organet jetësore).

Ndërkohë sipas burimeve nga policia në vendngjarje ka qëlluar me armë zjarri edhe i plagosuri Jolldashi, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.

Rezulton se konflikti i djeahëm nuk ka qenë një konflikt i castit, të tre djemtë kanë qenë duke u sqaruar për një konflikt të mëparshëm të tyre  dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj djemve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit të Pogradecit dhe në një orar që shënon pikun e lëvizjeve të banorëve.

Banorët jashtë kamerave kanë pohuar se e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se kanë rrezikuar dhe vetë ata nga plumbat.

Ndërkohë plumbat janë gjetur edhe poshtë mjeteve të parkuara.

Disa oër pas ngjarjes policia kapi dhe arrestoi dy autorët Deis Meko dhe Kristo  Lotis dhe po ashtu sekuestruan armët e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco