Zjarri te urgjenca e QSUT/ Prokuroria: Procedimi pa persona nën hetim

Zjarri te urgjenca e QSUT/ Prokuroria: Procedimi pa persona nën hetim

09:51, 02/03/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024, informoi sot prokuroria e Tiranës.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Pak ditë pas denoncimit të liderit të opozitës Sali Berisha për fshehjen e zjarrit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prokuroria e Tiranës konfirmon regjistrimin e procedimit penal.

Më 26 shkurt, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se po mbajnë të fshehtë zjarrin në spitalin e QSUT, i cili është inaguruar vetëm disa muaj më parë, në një investim prej 17 milionë euro.

Berisha ndau denoncimin e një mjekeje në QSUT, e cila shkruan se 16 ditë pas zjarrit situata në spital është në kolaps, me aparatura jashtë funksionit dhe se qytetarët nuk marrin shërbim ndërsa mjekët po vihen në presion.

Sipas këtij denoncimi, Ministria e Shëndetësisë po bën gjithçka për të mos lejuar hetimet për zjarrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco