Një grup hetuesish nisin punën mbi shpërthimin tragjik në Lushnjë

Një grup hetuesish nisin punën mbi shpërthimin tragjik në Lushnjë

09:25, 02/03/2024
A+ Aa A-

Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur qytetin e Lushnjës, pasditen e 1 marsit 2024 ka lënë pas një bilanc tragjik.

Si rezultat i këtij shpërthimi kanë humbur jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë të vinçit.

Përveç humbjes së jetëve janë plagosur edhe Sokol Lumi, Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka dhe deputeti Bujar Çela.

Deputeti Bujar Çela po merr mjekim te specializuar në spitalin e Traumës ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

Dëmet materiale nga shpërthimi janë të shumta në bizneset e zonës. Po kështu edhe banesat pranë vendit.  

Mëngjesin e sotëm, grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Njëkohësisht një grup pune nga bashkia po përgatitet për të verifikuar dëmet në biznese dhe banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco