Vrasja në Shënavlash/ Karamuço: Djali i madh, përdorues droge, i dyshuari kryesor i vrasjes së babait

Vrasja në Shënavlash/ Karamuço: Djali i madh, përdorues droge, i dyshuari kryesor i vrasjes së babait

08:22, 02/03/2024
A+ Aa A-

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka theksuar se në ngjarjen tragjike që ndodhi në ShënVlash të Durrësit ku tre fëmijët vranë babanë e tyre, i dyshuari kryesor në këtë rast është djali i madh i familjes.

“Dyshimet e forta janë te djali i madh, sepse djali i madh po hetohet edhe për veprimtarinë e tij në Itali dhe në Holandë ku ka vajtur dhe ka ardhur herë pas here, tha eksperti i njohur në në studion e emisionit “3D” në RTSH1. -  Po hetohet nga policia sepse bëhet me dije që është përdorues narkotikësh por nuk i janë marrë analizat e gjakut. Ndërkohë që vajza është çuar për ekspertim dhe nuk ka dalë asgjë.

Po ashtu krimi nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë abuzimi që i ati mund të ketë bërë me vajzën e vogël. Ndërkohë që djali ka pasur një karakter, të dhunshëm, agresive dhe arrogant. Ka pasur më shumë debate me babanë sepse babai i kërkonte të gjente një punë stabël dhe të mos merrej me drogë”, u shpreh Karamuço.

Tragjedia në Lushnjë, Karamuço: Shpërthimi i bombolës së oksigjenit, i fuqishëm si eksplozion

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në studion e emisionit “3D” edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.

Karamuço ka theksuar se rënia e bombolës në tokë në objektin ku punohej ka hasur në vajra duke krijuar edhe shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme.

“Prokuroria ka detyrimin të shikojë të gjitha bombolat e tjera në lidhje valvulat e sigurisë apo rrjedhjet e mundshme etj.

Në momentin kur bombola bie në tokë, si duket aty punohej edhe me vajra, dhe me të dëmtuar valvulën, rënia në kontakt apo vajrat menjëherë japin shpërthim.

Kini parasysh 100 litra oksigjen i kompresuar është 5 kilogramë TNT. Është shpërthim i jashtëzakonshëm, me një energji shpërthyese të atillë sa është dëgjuar në të gjithë Lushnjën. Nëse do të kishin rënë të gjithë bombolat aty do të ishin vrarë 100 veta nuk do ishin vrarë dy. Ka qenë bombol që ka rënë në kontakt me elementë shpërthyes”, u shpreh Karamuço.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco