VIDEO/ Skandali i varrezave të Tufinës, drejtoresha mbulon gjurmët dhe fsheh provat

20:51, 01/03/2024
A+ Aa A-

Javën e kaluar publikuam skandalin e varrezave të Tufinës. Muralja e fëmijëve ishte kthyer në një varr masiv me eshtrat e fëmijëve të hedhura pa kujdes, në ambalazhe ëmbëlsirash dhe pa më të voglën përkujdesje.

Një ngjarje makabre e mësuar nga denoncimi i Klodit, i cili nuk arrinte të gjente varrin e vëllait të tij. Kalvari i vuajtjeve të Klodit bëri që të zbulohej dhe kjo problematikë me muralet e fëmijëve.

Kushtet ishin skandaloze, eshtrat ishin hedhur pa më të voglën kujdesje, ndërsa krimi është i parikuperueshëm. Në një tjetër sektor të kësaj muraleje janë hedhur eshtra të rriturish në qese plastike. Pamjet makabre që janë një krim që duhet hetuar nga Prokuroria, por nuk mendon kështu drejtoresha Raimonda Shino, e cila është krenare për punën e saj.

‘Kemi bërë një punë shumë të mire te varrezat. Jam krenare për atë çfarë kemi bërë, si i kemi gjetur dhe si janë momentalisht. Nuk i shoh pamjet, pasi krenohem me punën tone. E di çfarë kam atje, pamjet tuaja janë tendencioze’, tha drejtoresha ndër të tjera.

Shino nuk reagoi kundrejt nesh, por menjëherë nisi punën për fshehjen e gjurmëve dhe të krimit. Ajo nisi menjëherë një grup pune për të mbuluar skandalin e varrit masiv të Tufinës. Gjatë rivizitës së gazetarit Eraldo Harlicaj në Tufinë gjeti një grup punëtorësh që po betononin kanalin në vendet që ishin të thyera dhe të hapura.

Drejtoresha harroi se skandali i vërtetë nuk është në fasadë, por në atë që ndodhet poshtë asaj fasade. Por duket se atyre u intereson vetëm fasada dhe jo skandali i vërtetë brenda atyre pllakave.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco