Dy shtetase janë proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi ushtruan dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje, familjare e tyre.
Të proceduarat janë të moshës 42 dhe 72-vjeçe.
Njoftimi:
Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net