VIDEO/ Makina shpërthen në flakë pas daljes nga rruga, nëna me 2 fëmijët përfundon në spital

17:34, 11/02/2024
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë, në zonën e Belshit.

Sipas burimeve për SYRI-n, bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka shpërthyer në flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit të Beratit.

Belsh/ Informacion paraprak 

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor "Belsh-Kuçovë", automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco