Aksident i frikshëm në Belsh, makina shpërthen në flakë, plagosen nëna me fëmijët binjakë

Aksident i frikshëm në Belsh, makina shpërthen në flakë, plagosen nëna me fëmijët binjakë

17:33, 11/02/2024
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm është regjistruar këtë të dielë në Belsh.

Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar e përmbysur në një arë jashtë rruge. Siç shihet dhe nga pamjet e News24, makina pas përmbysjes ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët e saj binjakë, të cilët janë transportuar me urgjencë me një mjet privat drejt spitalit të Beratit. Mësohet se kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj, pa shpërthyer ende në flakë.

Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, teksa pritet një njoftim zyrtar nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco