SYRI TV/ Tentuan të shtypnin 46-vjeçarin me makinën e tij, Policia e Durrësit arreston dy vëllezërit

SYRI TV/ Tentuan të shtypnin 46-vjeçarin me makinën e tij, Policia e Durrësit arreston dy vëllezërit

17:06, 11/02/2024
A+ Aa A-

Tentuan ta përplasin me makinë, dy vëllezër në Durrës kapën nga policia. Pronarë të një servisi për lyerjen e automjeteve, Domeniko dhe Ermal Ceni kishin marrë pa lejen e pronarit automjetin e tij dhe teksa 46-vjeçari i ka parë ka tentuar t’i ndalojë. Por vëllezërit nuk i janë bindur dhe e kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas 46-vjeçari ka lajmëruar policinë e cila ka arrestuar dy vëllezërit.

Nga SYRI TV

2 vëllezër pronarë të një servisi për lyerjen e makinave kanë marrë tentuar të përplasin një 46-vjeçar duke e tërhequr për disa metra mbi kofanon e makinës.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozet të Durresit, ku sipas policisë mësohet se dy vëllezërit 20 dhe 27 vjeç kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij 46-vjeçarin, te cilit nuk i kishin kryer punimet e premtuara në makinën e tij.  

Dy vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit për të lëvizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin.

Nga veprimet e para hetimore të policisë së Durrësit ne bashkëpunim dhe me policinë bëhet me dije se 46-vjeçari më iniciale  E. A. kishte çuar automjetin e tij në subjektin e vëllezërve, Domeniko dhe Ermal Ceni për ta lyer.

Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te koalidimi, 46 vjecari ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit që t’i ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit.

Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

46- vjeçari  nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco