SYRI TV/ Zjarr në spitalin e sapoinaguruar në QSUT, shkak një shkëndijë elektrike

15:30, 11/02/2024
A+ Aa A-

Pacientë dhe familjarë që ndodheshin në spitalin qendror universitar “Nënë Tereza” në Tiranë u zgjuan nga sirenat e alarmit të emergjencës këtë të diel. Një zjarr në një dhomë teknike nën katin e nëndheshëm, bëri që në godinë të bëheshin evakuime. Drejtoresha e spitalit të sapoinaguruar, Albana Fico, minimizoi ngjarjen, teksa tha se ky ishte edhe një lloj testi për emergjencat. Dhjetëra pacientë u zhvendosën të alarmuar, teksa përgjatë gjithë paradites godina ishte në alarm.

Nga SYRI TV

Vetëm pak kohë pas inaugurimit, Urgjenca e re e spitalit “Nënë Tereza: në Tiranë u përball në mëngjes herët të dielën me zjarrin në një dhomë teknike që sipas drejtuesve të këtij spitali nuk ishte shumë e rëndësishme. Ndërkohë në një dalje për mediet drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico të minimizoi faktin se godina ishte e sapo marrë në dorëzim, teksa pyetjes sa i takon sigurisë, ajo iu përgjigj duke thënë se ky ishte edhe një lloj testi i padëshiruar për emergjencat.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, dhe dyshohet se u shkaktua se si pasojë e një shkëndije. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, bënë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.  Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk pati persona të dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco