Shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës, pak para protestës së Listës Serbe

Shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës, pak para protestës së Listës Serbe

12:21, 11/02/2024
A+ Aa A-

Kosovë - Nē veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë... Brigada e Veriut jeton”.

Një ditë para protestës të paralajmëruar nga pensionistët dhe e mbështetur nga Lista Serbe dhe partitë tjera serbe në veri të Mitrovicës u shfaqën grafite të reja. Grafitet janë të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe blu.

Grafitet janë vendosur në murin e një prej objekteve të banimit në qendër të qytetit në veri të vendit.

Grafite të tilla raportohet se janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco