Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, reagon spitali: Tymi u regjistrua në katin minus 1

09:04, 11/02/2024
A+ Aa A-

Qendra spitalore Nënë Tereza ka reaguar pas zjarrit që  u regjistrua rreth orës 05:30 minuta në urgjencën e re të QSUT-së në Tiranë, duke theksuar se situata është normalizuar.

Ndërkohë që pacientët janë dërguar në sanatorium për të shmangur ndonjë rreszik të mudnshëm.

Reagim për Media nga QSUNT:

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekesor dhe atij zjarrefikës. 

Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë.

Reagimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.  Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco