Zjarri në urgjencën e re të QSUT, policia: U evakuuan pacientët dhe stafi mjekësor

Zjarri në urgjencën e re të QSUT, policia: U evakuuan pacientët dhe stafi mjekësor

08:55, 11/02/2024
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm një zjarr ka përfshirë katin -1 të Urgjencës së re në QSUT. Policia thotë se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë evakuuar stafi mjekësor dhe pacientët.

Pacientët u transferuan me ambulancë për në ambientet e spitalit Sanatoriumit në Sauk.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve.  Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco