SYRI TV/ Banesa e familjes u shkrumbua nga zjarri, 7 fëmijë të mitur pa strehë

15:46, 09/02/2024
A+ Aa A-

7 fëmijë të mitur dhe dy prindërit e tyre të komunitetit rom, janë në qiell të hapur. Barakja që shërbente si banesë e 9 pjesëtarëve të familjes në Gjirokastër, u shkrumbua nga zjarri. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti për tu siguruar një strehë.

Barakja ku jetonin u shkrumbua nga zjarri pak ditë më parë. Ajo ishte streha e vetme e 7 fëmijëve të mitur, dhe dy prindërve të tyre.

Sot, shtatë fëmijët e komunitetit rom dhe prindërit e tyre, gjendjen në qiell të hapur në Gjirokastër. Nëna e 7 fëmijëve, Maria, apelon për ndihmë, pasi sipas saj, nuk ka asnjëmundësi për të siguruar një strehë të re.

Edhe fëmijët apelojnë për ndihmë, pasi ndonëse janë strehuar te familjarët e tyre, kjo nuk mund të ndodh për shumë kohë.

Pas zjarrit, burime thanë se bashkia ka bërë inspektim dhe vlerësim të dëmeve, por sipas familjes rome, deri më tani nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje për strehim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco