Arrestohet 60-vjeçari në Shkodër për vjedhje energjie, procedohen 2 punjonjës të OSHEE

Arrestohet 60-vjeçari në Shkodër për vjedhje energjie, procedohen 2 punjonjës të OSHEE

13:10, 09/02/2024
A+ Aa A-

Arrestohet një person në Shkodër dhe procedohen 2 punojnës të OSHEE.

60-vjeçari u arrestua pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij.

Ndërsa 2 punonjësit e OSHEE  kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen. 

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një 60-vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punonjës të OSHEE, Shkodër, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen“, thuhet në njoftimin e policies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco