VIDEO/ Grabitës të armatosur vjedhin në një dyqan celularësh në Tiranë

10:34, 09/02/2024
A+ Aa A-

Para pak minutash dyshohet se disa persona të armatosur kanë vjedhur me dhunë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.

Ende nuk dihet sesa ka qenë shuma e grabitur ose produktet që autorët kanë arritur të marrin.

Nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve, por raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat “Shqiponja”.

Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco