EMRAT/ Përplasi për vdekje të miturin që shtynte makinën, arrestohet i riu

09:51, 09/02/2024
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar 20 vjeçarin Elidon Aliu, drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme (8 shkurt) në rrugën Sarandë-Ksamil, ku vdiq 15 vjeçari E.Çaushi dhe u plagosj rëndë 24-vjeçari David Çepe.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur i riu që drejtonte ‘Benz’-in, përplasi të rinjtë që po shtynin automjetin tip ‘Lancia’ në pronësi të 24-vjeçarit David Çepe, për shkak se kishte pësuar një defekt.

I mituri fillimisht mbërriti në spital në gjendje të rëndë, por më pas edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Ndërsa 24-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco