Zbardhet dinamike se si Renato Muhaj vrau ish-bashkëshorten e tij Suela Saliaj

Zbardhet dinamike se si Renato Muhaj vrau ish-bashkëshorten e tij Suela Saliaj

19:09, 30/01/2024
A+ Aa A-

Media amerikane Fox13 ka zbuluar të gjithë dinamikën se si Renato Muhaj vrau ish- bashkëshorten e tij Suela Saliaj, 32 vjeç.

Sipas kësaj medie, rreth orës 02:30 Renato Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij duke i kërcënuar me hanxhar teksa mbanin njëri- tjetrin dhe duke mbyllur sytë nga frika për jetën.

Muhaj akuzohet gjithashtu se iu ka marrë celularët prindërve të tij në mënyrë që të mos mund të thërrisnin për ndihmë.

Megjithatë një person sipas deklaratës së policisë ka mundur të arratiset dhe të thërrasë për ndihmë forca te rendit.

Në deklaratë e arrestimit thuhet se kur oficerët shkuan për të kontrolluar çiftin, ata gjetën gjak jashtë banesës së viktimës së bashku me një thikë dhe nyje bronzi të mbuluara me gjak.

Policia thotë se e gjeti Saliajn të vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit të mbuluar me gjak me një plagë në fyt.

Kur efektivët nuk mundën ta gjenin vajzën 8-vjeçare, u lëshua një alarm AMBER por që më pas ajo u gjet e sigurt afër me Muhajn disa orë më vonë.

Sipas deklaratës thuhet se 8 vjeçarja i tha policisë se kishte parë Muhajn të godiste disa herë Saliajn me thikë në dhomën e saj të gjumit.

Vajza vazhdoi të rrëfente se ajo e dinte që  e ëma kishte vdekur por që e pyeste Muhajn: "Babi vdiq pse po e bën këtë?"

Vajza tha se përgjigja e Muhajt ishte se "me të vërtetë donte që ajo të vdiste".

Në deklaratë thuhet gjithashtu që pasi Muhaj vrau Saliajn mori vajzën nga shtëpia, duke e zbritur me nxitim nga shkallët.

Gjithshtu 8 vjeçarja tha në rrëfimin e saj  se Muhaj e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinë.

Ajo ka pësuar mavijosje dhe gërvishtje gjatë incidentit.

Muhaj është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Ai do përballet me dy akuza për sulm të rëndë, dy akuza për ngacmim të një dëshmitari dhe katër akuza të tjera penale.

Familja e Saliajt tha se Muhaj nuk ka pasur histori dhune.

FOX 13 kontrolloi të dhënat e gjykatës së Pinellas County dhe nuk mundi të gjente asnjë akuzë penale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco