DETAJE - Arrestimi i mjekut abuzues/  Gratë qepin gojën

DETAJE - Arrestimi i mjekut abuzues/ Gratë qepin gojën

11:25, 19/01/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e mjekut Dervish Hasi. Sipas burimeve policia ka tentuar të pyes 3 gratë e tij por asnjëra prej tyre, pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flasin dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në të njëjtën linjë mësohet se ka qenë edhe 42-vjeçari, i cili në pjesën më të madhe të pyetje të policisë është shprehur me "po" ose "jo", duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

Vajza e mitur është tentuar të merret në pyetje dhe e vetmja gjë që ka deklaruar është se ka shkuar me dëshirë por për shkak të hezitimit për situatën nuk është vijuar më tej dhe pritet të merret edhe një herë tjetër në pyetje në prani të psikologut. Familja e vajzës janë shprehur se nuk kanë qenë dakord por nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi. Ndonse sipas burimeve ka qene familja e vajzës që ka kryer denoncimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco