Zbulime të reja në lidhje me vrasjen që ka tronditur gjithë Greqinë, ku 50 vjeçari shqiptar vrau kunatin e tij 33 vjeçar pasi i kishte përdhunuar vajzën e tij kur ajo ishte e mitur, kanë dal në dritë.
‘’33 vjeçari kishte akses të lirë në shtëpi. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë së 50 vjeçarit. E në fakt në momentin që po ndodhnin këto ngjarje në shtëpi ndodhej dhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç.’ është shprehur gazetari grek Michalis Vasilikos për SKAI-n.
Sipas deklarimeve të vajzës dyshohet se ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9 vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 dhe 14 vjeç.
33-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar 18-vjeçaren duke i thënë se “nëse flet do të lëndohesh”.
Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, jo përdhunime, pa përmendur emrin e personit.
"Do t'i publikoj që t'i shohin të gjithë"
Videot si dhe mesazhet që dyshohet se 18-vjeçarja ka marrë si kërcënim për t'i dhënë para abuzuesit të saj janë në duart e autoriteteve greke.
Zhvatjet sipas burimeve policore kanë nisur që kur vajza është larguar për të studiuar. “Do t’i postoj që t’i shohin të gjithë”, dyshohet se i ka thënë 33 vjeçari.
Personat që luajtën një rol vendimtar që 18-vjeçarja të zbulonte tmerrin që po jetonte ishin motrat e 18-vjeçares, të cilat vetë nuk e duronin dot atë që po përjetonte ajo.
Avokati i 50-vjeçarit: Nuk ka pasur qëllim ta vras
“Klienti im nuk pranon që ka pasur qëllim ta vras”, tha avokati i babait 50-vjeçar, Michalis Vassilikos.
''Babai 50-vjeçar që vrau kunatin e tij pasi mësoi se ai përdhunonte vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare ishte në një situatë tragjike' shtoi Michalis Vasilikos.
Lidhur me shprehjen “Do ta zgjidh” që babai 50-vjeçar mësohet se ka thënë pas zbulimit të abuzimit seksual që ka pësuar e bija, avokati ka sqaruar se nuk ka dashur t’i ‘marrë jetën’.
“Babai dhe vajza erdhën në zyrën time të hënën për të diskutuar përfundimin e çështjes, para se babai të merrte vesh se kush ishte përdhunuesi, pas presioneve të vazhdueshme, mëngjesin e së martës, 18-vjeçarja i tregoi mesazhet babait të saj dhe pikërisht atëherë mësoi se përdhunuesi dhe shantazhuesi ishte kunati i tij. Me fjalën “zgjidh” ai nuk donte t’i merrte jetën” është shprehur avokati i 50 vjeçarit.
© SYRI.net