Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

SYRI TV/ Lirohet Enio Meçaj, i ofroi garazhin Artan Tafanit, grabitësit të Astirit

15:38, 03/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Enio Meçajt që u arrestua si bashkëpunëtor i Artan Tafanit. Organi i akuzës kërkoi detyrim paraqitje, me argumentin se personi nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri me një masë të tillë. Tafani ndërkohë ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi me arrestimin e tij pasi vodhi 40 mijë euro në një pikë këmbimi valutor, zbardhi disa ngjarje kriminale të grupit të Laert Haxhiut.

Syri tv

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia me kërkesë të SPAK Enio Meçajn, që ishte arrestuar në qershor të vitit të kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit që ka fituar statusin e të penduarit të drejtësisë. Meçaj ishte i dyshuar nga SPAK si bashkëpunëtor i Tafanit në fshehjen e disa provave. Këto të fundit kanë të bëjnë me gjetjet që u bënë në një garazh në zonën e Astirit në Tiranë të cilin Tafani e kishte përdorur për të fshehur mjetet e përdorura në një grabitje parash në të njëjtën zonë.

“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ishte akuza e ngritur ndaj të riut dhe sipas prokurorit të çështjes një kërkesë e tillë që është miratuar nga GJKKO vjen pasi personi në fjalë nuk paraqet rrezikshmëri pavarësisht se ndodhet ende nën hetim. Artan alias Marius Tafani, zbërtheu një sërë ngjarjesh kriminale teksa në qendër të një grupi kriminal që kishte ekzekutuar disa persona qëndronte i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare Laert Haxhiu. Provat që Tafani la pas në grabitjen e 40 mijë eurove në një pikë këmbimi valute çuan në gjurmët e tij dhe më pas arrestimin.

Nga ana tjetër Haxhiu, përveç krimeve që zbardhi Tafani ndodhej në kërkim edhe për ngjarje të tjera si vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në 2017 në Lushnjë si dhe për vrasjen e Besnik Hidës, në të njëjtin qytet dy vite më vonë. Ai ndodhet në një burg të Greqisë, ku kanë ngecur prej muajsh procedurat e ekstradimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco