I vuri flakën banesës ku jetonte me gruan, arrestohet një person në Gjirokastër

I vuri flakën banesës ku jetonte me gruan, arrestohet një person në Gjirokastër

14:45, 23/11/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, pasi i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte me bashkëshorten e tij.  

Njoftimi

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë  shtetasin N. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, pasi i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte me bashkëshorten e tij.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 52 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit K. S., 58 vjeç, në fshatin Kalivaç, një armë gjahu, të cilën 58-vjeçari e posedonte me leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco