‘Donin të mbanin klasat hapur’ Abuzimi në shkollën Speciale Vlorë, Harlicaj: Falsifikonin shëndetin mendor të fëmijëve, prindërit i kishin gënjyer

‘Donin të mbanin klasat hapur’ Abuzimi në shkollën Speciale Vlorë, Harlicaj: Falsifikonin shëndetin mendor të fëmijëve, prindërit i kishin gënjyer

09:20, 16/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari i 'Piranjave' Eraldo Harlicaj i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV solli në panoramë të plotë të skandalit në Shkollën Speciale të Vlorës ku ishin të rregjistruar dhe merrnin mësim  nxënës që nuk kishin probleme të shëndetit mendor.

Harlicaj thotë se 16 nga 60 nxënës ishin të shëndetshëm mendërisht dhe prindërit nuk ishin në dijeni se kjo shkollë ku ishin të regjistruar fëmijët e tyre ishte për persona me aftësi speciale. Ai shprehet se këtyre nxënësve u ishte bërë falsifikim i shëndetit mendor.

 Sipas tij, ka ndodhur një abuzim i madh, me një vlerë tek 200 milion lekë në 4 vitet e fundit, dhe kjo vetëm për të hapur klasat e për të mbajtur mësuesit në punë.  

“Ishte një sinjalizim që erdhi nga Vlora, pikërisht nga ish-drejtoresha Etleva Lulaj, e cila kishte qënë në pozicion për 5 muaj. Ajo e kishte parë dhe kishte kuptuar situatën duke qënë në krye të atij institucioni  dhe shumë shpejt kishte parë që kishte pasur shumë divergjenca me stafin saj. Etleva kishte kuptuar të gjitha shkeljet që bëheshin gjatë viteve në institucion. Shkelja më e madhe që ishte atje ishte fakti që nga 60 e kusur fëmijë që ishin total në atë shkollë, 16 prej tyre rezultonin që ishin të shëndetshëm, shkonin në shkollë dhe më e frikshmja ishte që prindërit e këtyre fëmijëve nuk e dinin se për çfarë funksiononte shkolla.

Mësueset dhe drejtoreshat e mëparshme i kishin gënjyer me idenë që ishte një shkollë që merrte trajtime  për të varfër, siguronte udhëtimin, merrte dieta të ndryshme dhe duke qënë kryesisht familje të zonave rurale, nuk e kishin idenë se çfarë bëhej. Ato ishin gënjyer dhe joshur nga ideja e tillë dhe  i kishin dërguar fëmijët aty. Në momentin që kishte ardhur kjo drejtoreshë, kishte hapur të gjitha dokumentacionet dhe kishte kuptuar që të gjithë fëmijët aty janë të shëndetshëm, kishte thirrur prindërit dhe më pas prindërit kishin kuptuar që përveçse ato i kishin gënjyer, ato kishin bërë dhe falsifikim të shëndetit mendor duke i futur në kemp fëmijët pa dijeninë e prindërve. Pra, ishte një falsifikim nga fillimi në krye dhe e gjitha kjo bëhej për të hapur klasat në mënyrë që mësuesit të ishin në punë. Ishin diku 8 mësuese që ishin ekstra dhe ishin si një klan brenda stafit të cilat punonin me njëra-tjetrën, punonin me regjistra të ndryshëm, dhe bënin falsifikime të ndryshme. Psh, kishin fëmijë të cilën vazhdonin shkollën në Greqi dhe ishin të amzuar në shkollën speciale të Vlorës, apo ishin fëmijë që vazhdonin shkollën në një shkollë tjetër në Vlorë dhe ishin të amztuar aty. Pra, kishin dy amëzime njëkohësisht . Falsifikime të tmerrshme.

Përveç rrogës natyrisht që dilnin dhe dieta, aktivitete, etj. Por, nuk është kaq naive dhe tek rroga sepse ato kanë një trajtim diku tek 700mijë lekë neto, më shumë se një mësuese filloreje  sepse bëhet fjalë për fëmijë me zhvillim atipik, të cilët kanë më shumë vështirësi dhe njihen më shumë kontribute. Duke parë rrogat, 8 mësuese nga 700 mijë në muaj, llogarite në vit. Në një periudhë 4 vjeçare dhe abuzimi është diku tek 200 milion lekë në 4 vitet e fundit.

Abuzimet që unë i di konkrete mund të kenë 5 apo 6 vite. Dy drejtoreshat e fundit janë larguar nga kjo punë pikërisht se i kanë vënë në dukje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco