VIDEOLAJM/ Aksidenti i frikshëm, shoferja u përplas me murin e banesës

09:04, 16/10/2023
A+ Aa A-

Mëngjesi i kësaj të hëne është shoqëruar me një aksident në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë Ishull-Lezhë.

Një makinë që drejtohej nga një grua është përplasur me murin rrethues të një banese dhe më pas është përmbysur.

Drejtuesja e mjetit ka marrë disa lëndime të vogla dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, rruga dytësore Lezhë-Rrilë u bllokua për rreth 1 orë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco